Selmanaj “diss” Qunit: Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së, është e ligë dhe e ulët që…

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të tij, Anton Quni.
Ky i fundit e quajti “Dream Team” kryesinë e re të LDK-së nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, transmeton Indeksonline.
Rreth kësaj ka reaguar Selmanaj që ka thënë se që kjo kryesi e re të na paketohet si reformatore apo “Dream Team”.
Reagimin e Qunit, zëvendëskryeministri e ka quajtur të ligë dhe të ulët.
Postimi i plotë i Driton Selmanajt:
Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së. Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së.
Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!.Kjo kohë ka kaluar!…#LDK