Selmanaj e quan Kurtin kryeministër kokëfortë dhe të paaftë për të zgjidhur problemet në vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka vlerësuar krejtësisht të papërgjegjshme sjelljen e Qeverisë në raport me sindikatat.
Rasti i fundit, sipas tij, tregon se kryeministri Kurti është i paaftë me zgjidhë çfarëdo problemi në Kosovë.
Ish zv-kryeministri në qeverinë Hoti, ka thënë se Kurti i ka hap betejë të gjitha kategorive shoqërorë në Kosovë.
“Keq me veteranët, keq me administratën publike, keq me mjekët, keq me sektorin privat, nuk e di me cilën kategori shoqërorë e ka qasjen e mirë. Këta nuk e kuptojnë përgjegjësinë që ka shteti. Po eksperimentojmë situate të rënda shoqërorë. Keq për fëmijët, prindërit e mësuesit dhe ky nuk shqetësohet fare, sikur në Kosovë s’po ndodhë asgjë. Kjo tregon për nivelin e lartë të papërgjegjësisë që kjo qeveri ka ndaj problemeve dhe sfidave që paraqitën në një qeverisje, sidomos në një vend që është në konsolidim e sipër”, ka thënë ndër të tjera ai.
Më tutje, deputeti i LDK-së thotë se do të duhej të mbaheshin takime ditë e natë derisa të gjendet zgjidhje e pranueshme për dy palët.
“Zgjidhen problemet më të mëdha mes shteteve, edhe vendet që janë në luftë gjejnë zgjidhje, ky nuk është në gjendje as të trajtoj seriozisht kërkesat e tyre. Por del në konferencë për media fyen të gjithë ata që i dalin përpara. Ky ka një qasje paranojake se krejt Kosova është kundër tij. A janë këta njerëz të këtij vendi që e votuan 50%. Ky person nuk është për këtë pozitë dhe nuk e din përgjegjësinë që ka”, ka shtuar ai.
Krejt në fund, Selmanaj ka thënë se Kurti e ka detyrim kushtetues që të merret me probleme dhe t’i jap zgjidhje situatave. Fëmijët, shton ai se nuk po shkojnë në shkolla për shkak se kemi një kryeministër kokëfortë, i cili nuk don të marrë seriozisht akse./Indeksonline/