75 Mall Live Search
17:58 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Selmanaj i del në mbrojtje shefit të tij: Vlerësojeni informimin që po ju bën sot

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të cilët po  kërkojnë që kryeministri Avdullah Hoti të përgjigjet në çdo pyetje të tyre. Sipas Selmanajt kjo nuk është një seancë për marrje në pyetje, por seancën informative, gjë që nuk ka ndodhur më parë, transmeton IndeksOnline.

Selmanaj ka thënë se kjo qeveri po krijon një standard të ri.

“Vlerësojnë informimin që po ju bën Hoti sot në Kuvend, ky nuk është sesion i marrjes në pyetje. Janë bërë rezoluta që i obligonte kryeministrat të raportonin para dhe pas takimeve e kjo nuk ka ndodhur. Ky standard meriton vlerësim”, tha Selmanaj.

Ai ka thënë se deputetët nuk po arrijnë ti  besojnë qartësisë së kësaj qeverie, pasi që e kaluara ka qenë e mbushur përplot me konspiracione.

Selmanaj ka thënë po ashtu se Serbia tashmë është forcuar në pozicionin e saj ndërkombëtar dhe se Kosovën e ka dobësuar edhe përplasjet e saja të brendshme në skenën politike. /IndeksOnline/