Selmanaj i LDK-së akuzon Kurtin: Po punon me manual për të dëmtuar Kosovën
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka akuzuar kreyministrin Kurti, se ka punuar me manual për ta dëmtuar dhe shkatëruar Kosovën.
Ai tha që Kosovë është që 451 ditë nën saksione nga Bashkimi Evropian dhe me raporte të ngrira me SHBA-në, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Serbia sonte nënshkruan marrëveshje me SHBA-të për energjinë;
Me Gjermaninë dhe BE-në nënshkruan marrëveshje për Litiumin;
Me Francën nënshkruan marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve në vlerën prej 2.5 miliard euro.
E Kosova?
Qe 451 ditë nën sanksione nga BE dhe me raporte të ngrira me SHBA.
Albin Kurti, për këto 4 vite pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet!