16:57 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Selmanaj: Ju kemi thënë me kohë, mendësia totalitare nuk din ndryshe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i ka komentuar zhvillimet e sotme ku Policia e Kosovës ka intervistuar drejtorin e Gazetës “Insajderi”, Parim Olluri.

Ai ka thënë se mendësia totalitare nuk di ndryshe duke iu referuar kështu krerëve të institucioneve.

“Ju kemi thënë me kohë! Mendësia totalitare nuk din ndryshe. Fillimisht ju lëshohen në qafe mediave dhe zërave kritikë, pastaj i kapin organet e ndjekjes dhe organet e drejtësisë dhe në fund ballafaqohen me një shoqëri pa imunitet dhe pa forcë reaguese”.

Selmanaj ka thënë po ashtu se “sa nuk është vonë këtë mendësi duhet ndal dhe duhet këput rrënjët që në nismën e saj”.

“Ky vend dhe kjo shoqëri mendësinë totalitare e ka arkivuar si periudhën më të errët të historisë! Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi. Kosova është vendi ynë i shtrenjtë!”.