12:57 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Selmanaj: Kemi shumë punë për të bërë, s’e dimë a do ta realizojmë procesin e vetingut?

Driton Selmanaj, zëvdëndëskryeministri nga radhët e LDK-së, ka thënë se kanë shumë punë për të bërë dhe deri tani nuk e kanë ende të qartë nëse do të realizojnë një proces të vetingut?

“Kemi shumë punë për të bërë, nuk jemi krejtësisht të qartë nëse vërtet do të realizojmë një proces të vetingut ose diçka të ngjashme, por përkushtimi ynë do të jetë që në bashkëpunim me partnerët tanë do të provojmë që të identifikojmë sfidat që ky sistem në Kosovë i ka aktualisht që t’i adresojmë fuqishëm përmes performancës së brendshme apo edhe në instrumentet e tjera që këto institucione kanë nevojë”, ka thënë Selmanaj.

Zëvendëskryeministri ka thënë se së bashku me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, do t’i marrin masat e nevojshme për këtë çështje./IndeksOnline/