16:45 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Selmanaj kërkon nga votuesit të kryejnë obligimin e tyre qytetarë

Lidhja Demokratike E Kosovës ka mbajtur konferencën e radhës për media, lidhur me balotazhin e sotëm.
Në këtë konferencë foli deputeti Driton Selmanaj, i cili tha se procesi zgjedhor po ecë mbarë dhe pa incidente.
Selamanaj ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimin e tyre qytetarë për të votuar.

“Vlerësimi ynë është se procesi po ec mbarë dhe ne ju bëjmë thirrje të gjithëve që kanë të drejtë vote që të dalin në zgjedhje dhe kështu të marrin përgjegjësi për te ardhmen e fëmijëve. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që përfshihen në zgjedhje që te jenë në krye të detyrës në mënyrë që procesi të shkoj ne mënyrën e duhur”, tha Selmanaj./Indeksonline/