75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Selmanaj: Kjo qeveri po zhvatë paranë publike, madje edhe për letra tualeti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar qeverinë për shpenzimin e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, njofton Indeksonline.

Ai ka renditur shpenzimet e bëra nga Qeveria në dy muajt e parë të vitit 2019 dhe të vitit të kaluar.

Për Selmanajn është e pakuptimtë mos prania e partive që janë në pushtet.

“Nuk po e kuptoj pse partitë në pushtet nuk janë këtu. Kur flasim për paranë publike kam përshtypjen se partitë në pushtet nuk kanë interes as të dëgjojnë. Nuk kemi arritur që për këto çështje të marrim përgjigjeje nga qeveria. Vetëm për dy muaj afër 50 përqind e fondeve që kanë qenë të alokuara kjo qeveri i ka shpenzuar”, tha ai në seancën e jashtëzakonshme.

Deputetit i LDK-së, ka thënë se në fund të kësaj seance do të propozohet një rezolutë me dy pika: njëra do të jetë që të ndaloj praktikën e ndarjes së mjeteve financiare pa kritere dhe e dyta, që Qeveria e Kosovës të i sjellë një raport Kuvendit për shpenzimet e bëra.

“Nga rezervat shtetërore qeveria ka vendosur që të paguaj edhe komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit. Edhe pse vendi ynë ka dikaster të veçantë për minoritete kjo qeveri vendos që nga për komunitete të ndajë 1 milionë e 800 mijë euro për nevojat e ndryshme për komunitete jo shumicë. Kjo qeverinë zhvat buxhetin edhe për letra tualeti”, tha Selmanaj.

Sipas Driton Selmanajt, nga shpenzimet e bëra nga Qeveria Haradinaj, mund të arrihet në dy përfundime.

E para, sipas tij, ka të bëjë me kulturën zhvatëse që e ka kjo qeveri për paranë publike, dhe e dyta se qeveria nuk ka kapacitet për planifikim të shpenzimeve.

Kjo seancë ishte e paraparë që të mbahej javën e kaluar, mirëpo është shtyer për shkak të Epopesë së UÇK-së. /Indeksonline/