Selmanaj me një thënie filozofike i bën “diss” Kurtit

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka komentuar propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Me anë të një thënie filozofike, Selmanaj e ka thumbuar kryeministrin, Albin Kurti, transmeton Indeksonline.
“Njerëzit votojnë. Por janë ata, autokratët e zgjedhur, që nën vellon e demokracisë, gërryejnë e zbrazin gjithë substancën e saj”, ka shkruar Selmanaj.
Në ora 20:00 do të mbahet një seancë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje. Opozita janë kundër këtij ndryshimi./Indeksonline/