Selmanaj: Me Vjosen duhet të flasim me orë ose ditë të tëra, kushdo që del nga LDK ka pësuar keq

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se cilido anëtarë që ka dal nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar keq.
“Kushdo qe ka dalë nga LDK ka pësuar keq, prandaj nuk besoj në çarje. Unë kam përshtypjen se dështimi i të gjithë atyre njerëzve ka qenë për një arsye. Ndarja nuk ka qenë për shkak të dallimeve ideologjike ose të ideve të ndryshme, ka qenë përpjekja për protagonizem individual, do të thotë ku jam unë”, ka thënë ai në T7- transmeton Indeksonline.
“Ne kemi mësim të mjaftueshem se nëse del nga subjekti politik pëe shkak të ambicieve politike është i mirëditur fati politik”
“Unë mendoj që LDK ka vend për të gjithë, përfshirë edhe Vjosen Osmanin, mendimi im është që strukturat duhet të ulen të flasin me të, me orë ose ditë të tëra, nëse ka nevoje. Nuk mund ta mirëkuptojë askë nese del nga shtëpia dhe shkon tek komshiu, shpia mbrohet nga të tjerat me tërë arsenalin që e ke. /Indeksonline/