75 Mall Live Search
17:53 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / A. M.

Selmanaj: Njeriu që udhëhoqi task-forcën u arrestua, sot endët rrugëve me barna në duar!

Zëvendës kryeministri i Republikës, Driton Selmanaj e ka quajtur vendim me vend shuarjen e task forcës anti-korrupsion nga Avdullah Hoti.

Sipas tij, kjo taskë-forcë ishte krijuar për qëllime shtantazhi.

Ai mori shembullin e Nazmi Mustafit, personi që ishte numri një i kësaj taskë force.

“… në krye të kësaj task force e kishin vendosur një prokuror i cili vjen të komuniteteve, pse e kanë vendos, që më lehtë me shantazhu dhe keqpërdor. I shkreti, pas 3-4 muajve që e ka bërë, kjo task forcë qohet dhe e arreston atë e shtinë në burg. Ai sot, e kam komshi në Prizren, enët rrugëve. Shpesh e shoh me do barna në dorë…”, ka thënë ai.

Indeksonline ju sjellë fjalimin e plotë të Selmanajt: