75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Selmanaj prezanton dy pikat e rezolutës së propozuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, pas diskutimeve në Kuvend, mori edhe njëherë fjalën në foltoren e kësaj të fundit, përcjellë Indeksonline.

Ai gjatë minutave të rezervuara për të, tha se me zbritjen nga 500 mijë ne 175 mijë euro është arritur qëllimi i thirrjes së kësaj seance.

Selmanaj kritikoi deputetët që ngritën zërin pse është kërkuar kjo seance.

“E kemi thirr kryeministrin në komisionin për Financa Publike ai nuk ka ardhur, dhe po ju them tri herë i kemi thirr tri ministri për me na i shpjeguar, s’vijnë kurrë, as përgjigjeje nuk po na dhënë”, tha ai.

“Si s’po ju vjen turp për këtë çështjen e datës. Me 5 mars kur ka filluar Epopeja s’keni dashtë me fol për vjedhjen, por kur është vrarë Adem Jashari, ju jeni ardhur qetu e keni diskutuar për dialogun me Serbinë, ju ja keni lëkund eshtrat atij”.

Në fund deputeti i LDK-së, paraqiti dy pikat e rezolutës.

E para, sipas tij ka të bëjë me ndaljen e shpenzimeve te tilla, dhe e dyta sipas kësaj rezolute, Qeveria ka një javë kohë që në Kuvend të sjellë një raport për procedurat e mënyrës së shpenzimeve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë dhe shënimit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeu. /Indeksonline/