13:28 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Selmanaj: Pse filluan akuzat ndaj Rikallos vetëm kur u emëruar ministër?

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka deklaruar në Kuvend, se rasti i ministrit Rikallos nuk duhet të trajtohet politikisht, por duhet t’ja besojnë Drejtësisë.

Selmanaj gjithashtu tha se kurrë më herët nuk ka dëgjuar për emrin e Ministrit të Bujqësisë.

“Kurrë nuk  kam dëgjuar emrin e Nenad Rikallos. Por kur  filluan akuzat  kuptova se Rikallo  ka qenë njeri publik, bile është sillur edhe me disa deputet. Pyetja ime e thjesht është pse nuk u ngrit kjo çështje derisa nuk është zgjedh si ministër”, tha Selmanaj./AktivPress