19:26 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Selmanaj: Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi që faturat e tatimit në pronë u rritën dukshëm.

Ai ka thënë se kjo qeveri u’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës me vendimet e fundit.

Ai ka cekur disa vendime të qeverisë që ata kanë marr brenda 5 ditëve të fundit dhe që janë në dëm të qytetarëve.

‘’Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet’’, ka përfunduar statusin në Facebook, Selmani.

Postimi i plotë:

 Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës.

Vetëm brenda 5 dite:

Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti.

Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999.

Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë.

Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet!. /IndeksOnline/