23:09 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / S Z

Selmanaj: Qeveria Kurti = Mashtrim, tradhti!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Driton Selmanaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për mashtrim e tradhti. Ai në një status në Facebook ka shkruar se Kosovës iu vendosën sanskionet, iu dëmtua imazhi në arenën ndërkombëtare, u lëdnuan raportet me aleatët strategjik dhe në fund gjithçka u kthye në pikën zero.

“Sipas planit Amerikan, kryetarët shqiptarë në komunat në veri do vazhdonin mandatin e tyre, por punën e tyre do e kryenin nga objektet alternative. Sipas planit të Albin Kurtit – I largojmë kryetarët shqiptarë, organizojm përsëri zgjedhje për me i kthy kryetarët serb”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Sipas planit Amerikan, kryetarët shqiptarë në komunat në veri do vazhdonin mandatin e tyre, por punën e tyre do e kryenin nga objektet alternative.

Sipas planit të Albin Kurtit – I largojmë kryetarët shqiptarë, organizojm përsëri zgjedhje për me i kthy kryetarët serb. 😮🤯😡

Çka i thonë kësaj pune?!

Na u vendosen sanksionet, na u demolu imazhi i shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, i lënduam deri në skajshmëri raportet me aleatët tanë strategjikë, dhe në fund u kthyem në pikë ZERO.

Qeveria Kurti = Mashtrim, tradhti!