75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 09 Mars 2025 / FR

Selmanaj: Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, e vetmja mënyrë që rikthen besimin

Driton Selmanaj nga LDK-ja, deklaron se votat në Qendrat Komunale të Numrimit nuk kanë qenë në duar të sigurta. Sipas tij, edhe më keq është situata me votat e mërgatës.

Ai thotë se vota e secilit qytetar është e shenjtë dhe “të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi që ato të mbrohen me çdo kusht”.

Prandaj ai thotë se “Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral”.