12:22 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Selmanaj shqyrton mundësinë ta padis Veselin

Deputeti i ri nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë që është duke e shqyrtuar mundësinë që ta padisë kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Këtë veprim Selmanaj mendon ta ndërmarrë për shkak të akuzave të Veselit ndaj ti, për manipulim dhe keqpërdorim të fondeve të shoqërisë civile.

“Ti thuash dikujt keqpërdorues dhe manipulues më nuk është çështje politike, por personale. Jam duke e shqyrtuar imunitetin e deputetit në mënyrë që ta padisë”, ka bërë të ditur Selmanaj, në një intervistë për Telegrafin.

Tutje ai ka thënë që kryeparlamentari vazhdimisht e ka shkelur rregulloren e parlamentit, duke qenë sipas tij, i vetëdijshëm me këtë fakt.