75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / Gj. Sh

Selmanaj: Skivjani i gatshëm për të ndryshuar qeverinë që pati vetëm dështime

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, ka qëndruar sot në Skivjan, ku është takuar me qytetarë të cilëve ua dëgjoi hallet.

Në bashkëbisedim, Selmanaj thotë së banorët e Skivjanit u shprehen të gatshëm për mobilizim, për ta ndryshuar qeverisjen aktuale.

Ai tha se Kosova është fituese me kryeministër Ramush Haradinajn.

Në këto zgjedhje, Selamnaj bartë numrin 110 në listën e AAK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Skivjan, takim me qytetarë e aktivistë!

Nga një bashkëbisedim i hapur,u shprehen të gatshëm për një mobilizim për ta ndryshuar këtë qeveri e cila për një mandat të plotë ka pasur vetëm dështime në të gjitha drejtimet.

Kosova Fituese me kryeministër Ramush Haradinaj.

Rasim Selmanaj 110