Selmanaj thotë se policia ka lokalizuar shpifësit e mesazheve, e që janë aktivistë të VV-së

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur rreth denoncimit që ka dorëzuar në Policinë e Kosovës, për mesazhet e publikuara, biseda të cilat u shpërndanë në rrjete sociale, ku shihej ai dhe deputeti Arben Gashi duke komunikuar.
Ai në DPT me Fidanin ka thënë që hetimet janë duke u bërë derisa janë lokalizuar edhe dy rastet e para, e që sipas tij kanë të bëjnë me aktivistë të VV-së, transmeton Indeksonline.
“Fabrikim të turpshëm, që s’i duhen Kosovës dhe Policia kanë arrit dy tri raste mi lokalizu, nga ku kanë dalë në fillim.
Dy raste janë jashtë Kosovës, por e rëndësishme për LDK është se kush janë fabrikuesit. Kjo formë e propagandës, s’janë vlera jonë. Këto gjëra i bëjnë vendet o diktatoriale o sllave.
Kushdo që i ka ba ato, për fat të keq del se është e lidhur me një parti politike. Janë aktivistë të VV-së. Ato nga të parat janë të tyre dhe njerëzit që i kanë shpërnda janë të tyre”./Indeksonline