75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Selmanaj: VV ka ngrit pritjet për të fituar 51%, dhe tash po bën çmos të krijojë situata të vështira

Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj ka folur për moscertifikimin e kandidatëve për deputëtë, derisa ka komentuar veprimin e fundit të VV-së, që rastin e çoi në Supreme, transmeton IndeksOnline.

“Në fakt tash po ballafaqohemi me situatë të re politike, në kuptimin e përmbajtjes së aktgykimit, më  është dukur absurd në shumë segmente të saj, për LDK-së vendimet e Kushtetueses janë të prera dhe duhet respektohen.

S’na ka ardhë mirë që është rrëzu një Qeveri, këto janë standartet që po vendosen. VV kur u nxor aktgjykimi thuri lozhe për avancim të jetës institucionale, por kur kuptuan që diçka spo ju rrin mirë nisën edhe me linçime.

Mezi po pres ta shoh vendimin e Gjykatës Supreme, s’e kam dit që do të shkojë deri këtu. Duhet të shohim se çfarë përfundimi duhet të nxjerrë.

Tash të presim aktgjykimin e Supremes, duhet të jemi të kujdesshëm në deklarimet, në formën si reagojnë partitë politike karshi institucioneve të pavarura”, ka thënë Selmanaj në Rubikon.

Ai tutje ka thënë se gjithë kjo që VV po bën është një skenar politik, pasi që do ta zhgënjejnë popullin me pritjet se do të fitojnë 51 për qind.

“VV ka ngrit pritjet për të fituar 51%, dhe tash po bën çmos të krijojë situata edhe të vështira, që mos të zhgënjejë populli çkado të ndodhë me 14 Shkurt.

Krejt këto po e shoh si skenar, për të kriju një situatë për të menaxhu reagimin që mund të vij si zhgënjim total me 14 Shkurt.

Jam i bindur që sondazhet që po dalin, nuk kanë të bëjnë me realitetin në teren. Rezultati është krejtësisht ndryshe.”, ka shtuar ndër të tjera Selmanaj./Indeksonline