20:38 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Selmanaj: VV ose paska qenë e lidhur me Veselin ose po kanë frikë nga Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka replikuar me ata të Vetëvendosjes sa i takon çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Selmanaj ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes ose kanë qenë të koordinuar me kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli kur kanë shkaktuar dhunë për demarkacion ose tash po i frikësohen kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por ai ka thënë se asnjëra nga këto dy çështje nuk janë të vërteta. Sipas tij deputetët e kësaj partie janë duke u emancipuar.

 “Meqenëse deputetët e VV-së morën përsipër të komentojnë deklaratat e Rugovës dhe domethënien e votës pro të LDK-së, unë po marrë përsipër të komentoj sjelljen e tyre të kulturuar. VV ose paska qenë e koordinuar me kryetarin e kuvendit kur shkaktonte dhunë ose kanë frikë nga Ramush Haradinaj, por unë mendoj që asnjëherë prej tyre dhe nuk janë bashkë me PDK-në, por janë duke u pjekur politikisht dhe po emancipohen”, ka theksuar Selmanaj.

Temat: