Selmani asiston në duelin dramatik, por Baseli i shqiptarëve kualifikohet në grupe

Një nga ndeshjet më dramatike të fazës së playoffit në Uefa Conference League u zhvillua sonte në Suedi, ku Baseli eliminoi Hammarbyn pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt ishte mbyllur me rezultat 2-1 në favor të ekipit suedez, ndërsa në vazhdime secila skuadër shënoi nga një gol.
Sulmuesi kosovar Astrit Selmani asistoi në golin e tretë. Trajneri Milos Milojevic e largoi nga loja në minutën e 104-të.
Pas kësaj fitoreje, Basel do të bëj gara në fazën e grupeve të Conference League.
/Indeksonline/