75 Mall Live Search
16:45 / E Martë, 05 Janar 2021 / A. A

Selmani: Kam biseduar me Ibrahimoviçin para se të nënshkruaja kontratën, e kam idhull

Astrit Selmani muajin e kaluar u transferua te skuadra suedeze Hammarby nga Varberg.

Te klubi i ri, bashkëpronar është futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimoviç.

23 vjeçari thotë se ka biseduar me sulmuesin e Milanit para se të nënshkruante kontratën, transmeton Indeksonline.

“Gjithë detajet ishin gati, ne vetëm biseduam pak. Unë jam rritur në Malmo. Kur kam qenë fëmijë e kam parë Ibrahimoviçin si model dhe idhull. Ai është 39 vjeç por ende luan në Serie A” deklaroi Selmani.

Edicionin e kaluar sulmuesi kosovar e përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionati shtetëror me 15 gola të realizuar.

Selmani ende nuk ka vendosur për cilën kombëtare do të luaj, por ka shprehur dëshirën e tij që të përfaqësojë Kosovën.

/Indeksonline/