Selvija flet pas ndarjes nga Shpati: “Gjithmonë kam ëndërruar një familje”
Selvija ka hapur një pyetësor në Instastory, ku ka marrë një pyetje mjaft delikate nga ndjekësit.
Njëri prej tyre e ka pyetur: “A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mam, veçanërisht për fëmijën”, përcjell Indeksonline.
Ajo është përgjigjur me shumë sinqeritet:
“Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.
Për Roelin do luftojë që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli!
E inshallah të kemi jetë dhe forcë t’i përballojmë sfidat”.
Me këto fjalë, Selvija ka treguar forcën dhe përkushtimin e saj si nënë e vetme, duke theksuar se pavarësisht vështirësive, prioriteti i saj mbetet mirëqenia dhe lumturia e djalit të saj, Roelit./Indeksonline/


