75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 10 Qershor 2025 / AR

Selvija merr vendimin e papritur pas ndarjes nga Shpati

Në rrjet ka disa javë që po përfolët se Selvija dhe Shpati i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Pasi lajmi mori dhenë, Selvija ndau një postim duke bërë lamtumirën me qytetin ku u zhvendos bashkë me Shpatin dhe djalin tashmë e ca kohë, shkruan Indeksonline.

Tashmë ajo ka marrë vendimin që të largohet nga Tirana.

“Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj. Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua… dhe as unë pa të”, shkroi ajo./Indeksonline/