Selvija nuk ndalet, thumbon hapur Shpatin?

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka bërë një bisedë virtuale me pyetje dhe përgjigje në Instagram, me ndjekësit e saj. Në një prej Instastories të publikuar, dikush e pyet lidhur me tradhtinë dhe Selvija i përshkruan një tjetër formë të tradhtisë, e cila për të është më e rëndë sesa ajo “klasikja”.
“Ka partnerë që duan vetëm të krijojnë familje pa marrë asnjë përgjegjësi. Duan një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Duan fëmijë vetëm për t’u bërë foto e jo për t’i dhënë atë që u takon fëmijës dhe gruas. Këtë e quaj tradhti më të madhe sesa tradhtia klasike”, u shpreh ajo.
Më tej, shtoi:
“Nuk ka tradhti më të madhe se sa të hysh në një marrëdhënie me papërgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote!”.
