75 Mall Live Search
12:10 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Semafori, detaji i vetëm negativ në ndeshjen e mbrëmshme

Mbrëmja e së enjtes ishte fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo në të cilën Kosova barazoi rezultat 2-2 ndaj Danimarkës.

Ndonëse ishte vetëm një miqësore stadiumi ishte i mbushur plot, ku të pranishëm ishin rreth 13,000 tifozë.

Ndeshja vijoj në mënyrën më të mirë të mundshme, përvec një detaji që u vërejt brenda stadiumit. Semafori brenda stadiumit “Fadil Vokrri” ishte jashtë funksionit.

Përderisa minutat ecnin në lojë, semafori prapa portave nuk punonte, duke iu pamundësuar të pranishmëve në stadium dhe lojtarëve të informohen në kohë reale.

Kujtojmë që të hënën Kosova luan sfidën kualifikuese ndaj Bullgarisë. /IndeksOnline/