12:10 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / AR

Semi reagon zemërthyer pas vdekjes së 7 vjeçares: Zoti e ndihmoftë familjen e saj

Ngjarja tragjike që ndodhi në Himarë, ku mbeti e vdekur 7 vjeçarja, i ka tronditur të gjithë shqiptarët.

Në mesin e shumë fytyrave publike, edhe Semi Jaupaj reagoj duke bërë një postim në të cilin shkroi se është zemërthyer, shkruan Indeksonline.

Ishin fansat ata të cilët e pyetën se përse ndihet kështu teksa ajo ka dhënë përgjigjen.

“Miremengjes! Faleminderit të gjithëve që më pyetën nëse isha mirë. Nuk ka asgjë të keqe me mua, jam në një vend shumë të mirë në jetën time tani.

Isha #zemërthyer për engjëllin e vogël që vdiq dhe akoma jam e tillë. Zoti e ndihmoftë familjen e saj ta kalojë këtë.

Jini të sigurt të gjithë!”/Indeksonline/