Sëmundja e mushkërive ‘Pleuriti’ dhe simptomat e saj
Është një sëmundje mushkërish.
Pleuriti mund të jetë akut, që do të thotë se vjen papritmas, shkakton simptoma dhe pastaj ikën sërish, ose mund të jetë kornik që do të thotë se simptomat janë të vazhdueshme ose përsëriten kohë pas kohe.
Pleurit-i mund të përshkruhet si i lagësht (gjendje në të cilën shuma të mëdha lëngjesh grumbullohen në hapësirën ndërmjet 2 shtesave pleurale). Si i thatë pleuriti ndodh atëherë kur inflamacion-i nuk ka formuar lëngje. Nganjëherë, pas uljes së inflamacion-it, në pleura mund të formohen shtresa indesh fribroze të cilat i bëjnë 2 shtresat të ngjiten me njëra-tjetrën. Kjo e vështirëson zgjerimin e indit nën mushkëri kur mushkëritë mbushen me ajër.
Pleuriti mund të shkaktohet nga:
– Pneumonia virale ose bakteriale;
– Mpiksje gjaku në mushkëri (embolizëm pulmonar);
– Reaksione alergjike nga disa mjekime të caktuara;
– Tumor-i;
– Irritues të tillë si asbesti;
– Dëmtime në mushkëri, p.sh. nga një brinjë e thyer; dhe
– Sëmundje të indeve lidhëse, si p.sh. lupus eritema.
– Pleuriti zakonisht kalsifikohet në 2 lloje: parësor dhe dytësor.
Pleuriti parësor është një inflamacion që fillon në vetë indin pleural, shpesh kjo fillon nga një infeksion ose pas një dëmtimi, siç mund të jetë një brinjë e thyer. Pleuriti dytësor nënkupton rezultatet e pleuritit nga një mushkëri tjetër ose nga një sëmundje kraharori siç është pneumonia, ose edhe një tumor. Simptomat e pleuriteve parësorë dhë dytësorë mund të jenë ekzaktësisht të njëjta.
Simptoma më e zakonshme është dhimbja në kraharor e cila fillon papritur. Kurdo që kraharori lëviz p.sh. për të marrë dhe nxjerrë frymën, për t’u kollitur apo teshtitur, pleura gjithashtu lëviz dhe pacienti ndjen dhimbje në shtresën e jashtme të pleura-s. Dhimbja mund të jetë nga mesatare në shumë të fortë, dhe, ose mund të vijë dhe të ikë duke u përkeqësuar në momentet që merrni frymë thellë, ose mund të jetë e vazhdueshme. Dhimbja zakonisht përshkruhet si ngulja e një thike në kraharor. Ajo ndjehet në kraharor në vendin ku ndodhet inflamacion-i, por ajo mund të ndjehet si dhimbje edhe në shpatull ose qafë, ose në të dyja njëkohësisht.