75 Mall Live Search
21:34 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sëmundja e rrallë e 70 vjeçares që shkaktoi reagimin e tmerrshëm në lëkurë

Mjekët kanë arritur në përfundim se skuqja e purpurt e lëkurës në trup është si pasojë e të ftohtit.

Një grua 70 vjeçare nga Nju Jorku emri i së cilës nuk është bërë public ka shkuar tek mjeku pasi që kishte zbuluar skuqje të pazakonshme në lëkurën e trupit të saj, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Duket se temperaturat e ulëta kanë qenë shkaktar i skuqjes së lëkurës në trupin e 70 vjeçares.

Mirëpo mjekët kanë vendosur që ti shkojnë më thellë kësaj çështje dhe kanë marrë disa mostra të gjakut nga 70 vjeçarja për të bërë ekzaminime të mëtutjeshme dhe rezultatet treguan se qelizat e kuqe të gjakut kanë ngecur së bashku.

Mjekët arritën në përfundin se pacientja e tyre vuan nga një sëmundje e rrallë e anemisë me ç’rast sistemi imunitar shkatërron qëlizat e kuqe të gjakut./Indeksonline/