75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sëmundja e Sarrit, Juventusi zyrtarizon ish-trajnerin e Interit

Maurizio Sarri nuk mund të qëndrojë në pankinën e Juventusit në dy ndeshjet e para të kampionatit, kundër Parmës dhe Juventusit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjithsesi drejtimin e bardhezinjve në mungesë të Sarrit, do të marrë ndihmësi i tij, Giovani Martuscielo.

Diçka të tillë e konfirmoi klubi torinez, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale komunikuan se drejtimin e skuadrës në mungesë të trajnerit të parë, do ta marrë 48-vjeçari.

Në dy sezonet e fundit ai ishte pjesë e Interit, si trajner i dytë pas Spalletit, dhe u largua pas shkarkimit të këtij të fundit nga zikaltërit. Pasi Sarri mori drejtimin e Juventusit, me të tek “Zonja e Vjetër” u bashkua edhe Martuscielo.