Sëmundja vdekjeprurëse afrikane vjen në Evropë?!
Një person është mjekuar në spitalin universitarë ‘Uppsala’ me dyshimin se është i infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse ‘Ebola’.
Pacienti që po dyshohet se e ka këtë sëmundje është izoluar , tha në një deklaratë Këshilli i ‘Uppsala’, transmeton Indeksonline.
Ende nuk është e sigurt nëse ka këtë sëmundje. Rezultatet e analizave do të dalin sonte.
‘Ebola’ është sëmundje që është shfaqur në Afrikë, ku deri më tani ka marrë jetën e afro 12.000 personave./Indeksonline/