Sëmundjet që qenët mund t’i detektojnë përmes nuhatjes
Qeni ka një nuhatje të jashtëzakonshme prandaj është edhe pjesë e shumë studimeve të shkenctarëve.
Sipas një studimi të fundit, shkencëtarët kanë arritur të mësojnë se cilat sëmundje mund t’i detektojë një qen, transmeton Indeksonline.
Qeni përmes nuhatjes mund të tregoj se nëse një njeri ka malaria edhe nëse ende nuk i janë shfaqur simptomat. Këtë mund ta bëjë duke ja nuhatur një njeriu çorapet.
Përveç malaries, këto kafshë mund të dijnë nëse keni kancer në prostatë, diabet, sëmundjen e Parkinsonit dhe kancerin e gjirit./Indeksonline/