19:57 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sëmuret këngëtarja, anulon koncertet e Krishtlindjeve

Mbretëresha e Krishtlindjeve Mariah Carey ka dhënë një lajm aspak të këndshëm për fansat e saj. Sipas Page Six, këngëtarja për shkak të gjendjes shëndetësore ka anuluar dy koncerte, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja ka marrë një infeksion të butë të frymëmarrjes pas gripit të javës së kaluar.

“Ju e dini që nuk ka asgjë që më pëlqen më shumë sesa të festoj festat me shfaqjen time festive të Krishtlindjeve”, është shprehur Mariah, mirëpo më tej ajo ka thënë se i duhet të marr urdhrat e mjekut dhe të pushojë./Indeksonline/