75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 21 Prill 2022 / OSH

Senatorët amerikanë arrijnë në Qeveri, takohen me Kurtin e Osmanin

Senatorët amerikanë kanë arritur në Kosovë të cilët në pasditën e së enjtës i priti në takim kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, shkruan IndeksOnline.

Këta janë Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen.

Pas takimit me dy krerët e shtetit pritet që të mbahet një konferencë për media.

Në Aeroportin e Prishtinës, senatorët i priti Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier i cili deklaroi se është i kënaqur me këtë vizitë.

Ai i cilësoi senatorët si avokatë që për një kohë të gjatë u angazhuan për pavarësinë e Kosovës, sovranitetit dhe integrimeve euro-atlantike. 

IndeksOnline ju sjell pamje nga momenti kur senatorët së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffry Hovenier hyjnë në ndërtesën e Qeverisë./IndeksOnline/