75 Mall Live Search
20:52 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / kutia

Senatori amerikan Bob Dole diagnostikohet me kancer, Vjosa Osmani i uron shërim të shpejtë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë senatorit amerikan Bob Dole.

Senatori amerikan, ka njoftuar gjatë dutë së djeshme se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë për 97 vjeçarin.

“E pikëlluar me lajmin rreth diagnozës së senatorit Bob Dole. Populli i Republikës së Kosovës dhe unë ju urojmë shërim të shpejtë. Lutjet tona janë me ju”, shkroi Osmani në Twitter.

Ndryshe, senatori Dole, në një postim në Twitter, tha se do të nisë trajtimin të hënën e ardhshme.

“Derisa kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”, ka thënë Dole.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë./Indeksonline