09:55 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Senatori amerikan dje pati porosi për Vuçiq-in, sot takohet me Thaçin dhe Haradinajn

Senatori amerikan, Ron Johnson pati dje një vizitë në Serbi, ku edhe zhvilloi një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndër të tjerash përgjatë këtij takimi, Johnson ka përsëritur se çdo marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e mirë për të gjitha palët, duke marrë parasysh të ardhmen e të gjithëve.

Ai ka përsëritur se e kaluara nuk mund të harrohet, por se popujt në Ballkan duhet të falin, sado e vështirë të jetë, që të shkohet drejt një të ardhme më të begatë.

Gjithashtu ishte presidenti serb, Vuçiq i cili kërkoj ndihmë nga Johnson dhe SHBA-të në përgjithësi që të arrihet një konsensus mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkohë tashmë është bërë e ditur se Johnson pas vizitës në Serbi, do të arrij sot në Kosovë, ku edhe do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi me fillim nga ora 16:00 si dhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj me fillim nga ora 16:45./Indeksonline/