75 Mall Live Search
19:04 / E Premte, 09 Janar 2026 / Gj Sh

Senegali gjysëmfinalisti i parë i Kupës së Afrikës

Kombëtarja e Senegalit është gjysëmfinalisti i parë i Kupës së Afrikës.

Në ndeshjen e sotme çerekfinale, Senegali shënoi fitore ndaj kombëtraes së Malit, me rezultat minimal, 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi futbollisti i Evertonit, Iliman Ndiaye, në minutën e 27-të.

Në gjysëmfinale, Senegali e pret fituesin e ndeshjes Egjipti – Bregu i Fildishtë, e cila zhvillohet të shtunën./IndeksOnline/