75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 29 Janar 2026 / G T

Senegali konfirmohet si kampion, këto janë gjobat e CAF-it për kombëtaret finaliste të Kupës së Afrikës

Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka bërë publike vendimet zyrtare të Bordit disiplinor lidhur me incidentet e ndodhura në finalen e Kupës së Afrikës 2025, mes Senegalit dhe Marokut.

Federata Marokene e Futbollit (FRMF) kishte paraqitur një ankesë zyrtare duke kërkuar që Senegalit t’i hiqej titulli kampion. Megjithatë, CAF ka hedhur poshtë protestën, duke mos gjetur bazë për ndryshim të rezultatit, shkruan Indeksonline

Me këtë vendim, Senegali mbetet zyrtarisht kampion i AFCON 2025, ndërsa rezultati i finales mbetet i pandryshuar.

Federata e Futbollit e Senegalit (FSF) është dënuar me një seri masash disiplinore:

300,000 dollarë për sjellje të papërshtatshme të tifozëve.

300,000 dollarë për sjellje josportive të lojtarëve dhe stafit, si dhe dëmtim të imazhit të futbollit.

15,000 dollarë për sjellje të pahijshme të lidhur me pesë kartonë të verdhë në finale.

Trajneri Pape Thiaw pezullohet për 5 ndeshje zyrtare të CAF-it dhe gjobitet me 100,000 dollarë për sjellje që cenon imazhin e lojës.

Lojtarët Iliman Ndiaye dhe Ismaila Sarr pezullohen me nga 2 ndeshje zyrtare të CAF-it secili për sjellje josportive ndaj arbitrit.

Federata Marokene e Futbollit (FRMF) gjithashtu është ndëshkuar nga CAF:

200,000 dollarë për sjellje të papërshtatshme të djemve të topave në stadium.

100,000 dollarë për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe stafit, përfshirë hyrjen në zonën e arbitrave.

Image

15,000 dollarë për përdorimin e lazerëve nga tifozët.

Achraf Hakimi pezullohet për 2 ndeshje zyrtare të CAF-it, me njërën ndeshje të pezulluar për një periudhë 1-vjeçare.

Ismael Saibari pezullohet për 3 ndeshje zyrtare të CAF-it dhe gjobitet me 100,000 dollarë për sjellje josportive.

Vendimet e CAF-it pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në angazhimet e ardhshme ndërkombëtare të të dy përfaqësueseve, ndërsa finalja e AFCON 2025 mbetet një nga më të diskutuarat në historinë e turneut./Indeksonline/