75 Mall Live Search
12:34 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / P M

Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Republikës së Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Faye ka përcjellë urimet më të përzemërta për Osmanin dhe qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.