Sensi afër transferimit te skuadra angleze

Futbollisti itialian, Stefano Sensi është shumë afër transferimit te skudra e Leicesterit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Leicester është afër ta mbyll marrëveshjen me Interin për një transferim të përhershëm, shkruan IndeksOnline.
Palet tani po merren me fazën përfundimtare të marrëveshjes.
Ishte trajneri Enzo Maresca i cili e dëshironte me çdo kusht transferimin e mesfushorit italian.
Sensi e kishte kaluar sezonin e fundit në huazim te Monza, ku kishte rikuperuar reputacionin e tij pavarësisht disa çështjeve të dëmtimeve./IndeksOnline/