Senzacion, Neymar arrinë marrëveshje për rikthim te Barcelona
Ditë më parë braziliani Neymar bëri të ditur që është i interesuar të largohet nga Paris Saint Germaini, pasi nuk është i kënaqur me klubin francez.
Mediumi spanjoll Sport.es, që është shumë i afërt me Barcelonën, ka bërë të ditur se Neymar ka arritur marrëveshje personale me katalunasit për rikthim në Camp Nou.
Sipas kësaj gazete sulmuesi ka pranuar të ulë rrogën dhe të rikthehet te klubi që e bëri të famshëm.
Ai ishte larguar nga Spanja në vitin 2017 për tu bashkuar me PSG-në për 220 milionë euro duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë. /Indeksonline/