Senzacionale, Paqarada me shokë e çon në shtëpi Haalandin me shokë

Ekipi simpatik nga paralagja e Hamburgut, St Pauli e ka eliminuar nga kupa Borusia Dortmundin.
Leart Paqarada ka luajtur 90 minuta duke qenë fantastik ndaj skuadrës së madhe evropiane. 2-1 ka qenë rezultati i ndeshjes ku skuadra e ligës së parë bëri befasinë e dorës së parë ndaj Dortmundit të madh.
Paqarada ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke dhënë sinjalin e madh se e ka vendin për rikthim te Kosova./Indeksonline/