75 Mall Live Search
22:15 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / AR

Senzacioni i pandemisë e ‘djeg’ stadiumin në Maqedoni

Bardhi është duke korrur suksese të mëdha.

Me të hyrë në muzikë ka arritur të shndërrohet ndër reperët më të pëlqyer e më të kërkuar nga publiku për mbrëmje muzikore, shkruan Indeksonline.

Famë të madhe mori me këngën ‘Betohemi’, të cilën e ka lansuar në kohën e pandemisë.

Bardhi jo rastësisht është quajtur ‘këngëtari i pandemisë’ pasi ka debutuar në treg gjatë asaj periudhe.

Reperi është duke shënuar suksese të mëdha nëpër koncerte, në çdo vend ku merr pjesë.

Mbrëmë ai ka mbajtur një koncert madhështor në Maqedoni ku shihet se ka pasur numër tejet të madh të pjesëmarrësve.

Indeksonline ka siguruar pamje nga kjo natë brilante, natë e cila sigurisht do të mbahet mend gjatë nga fansat e tij./Indeksonline/