75 Mall Live Search
15:39 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Senzacioni i vitit, mungesë e madhe për Chelsean nesër

Tammy Abraham ka filluar çdo ndeshje të Premier League dhe Champions League për Chelsean që nga 18 gushti, duke shënuar 11 gola mbresëlënës deri më tani këtë sezon, por një dëmtim pak para gjysmës së parë në mesjavë me Valencian do të thotë se ai nuk do të jetë në dispozicion për seleksionim neser.

Në konferencën e tij për shtyp në Cobham këtë pasdite, Lampard u pyet nëse ishte më e qartë se për sa kohë do të mungojë 22-vjeçari.

‘Jo,’ u përgjigj ai.

“Do ta dimë deri në fund të javës. Ai ka dhimbje. Ai nuk do të përfshihet nesër, dhe ne do ta shohim deri të hënën” – u shpreh Lampard.

Chelsea do ta pres nesër me fillim nga ora 16:00 West Hamin./Indeksonline/