Senzacioni portugez, Fabio Silva arrin marrëveshje me klubin e madh anglez

Sulmuesi 18 vjeçar, Fabio Silva do të largohet nga ekipi i Portos në këtë merkato verore.
Siç raportojnë mediat në Angli, ai ka arritur tashmë marrëveshje me klubin anglez, Wolves, transmeton Indeksonline.
Ekipit anglez transferimi i 18 vjeçarit do t’i kushtoj 35 milionë funta, që është transferimi më i shtrejtë në histori të klubit.
Edhe pse luajti vetëm një herë për ekipin e parë të Portos, Silva shihet si një nga talentët më të mëdhenj në botën e futbollit./Indeksonline