Serbë të maskuar bllokojnë qendrën e Shtërpcës
Dhjetëra serbë të maskuar e me flamuj kombëtar të Serbisë në duar, kanë bllokuar qendrën e Shtërpcës, duke dashur të tregojnë fuqinë.
Në disa fotografi të siguruara nga Gazeta inFokus, serbët shihen të veshur çuditshëm.Disa prej tyre janë të hipur mbi traktorë e kuaj, të cilët nuk ndalin këngën e bërtimat gjatë rrugës.
I gjithë ky organizim është pjesë e një feste fetare serbe, e cila shënohet më 10 mars. Burrat serb për këtë festë vishen në forma të ndryshme për ta dëshmuar fuqinë e tyre.



Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/serbe-te-maskuar-bllokojne-qendren-e-shterpces-634282/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright