Serbë të maskuar futen në një banesë në veri të Mitrovicës, e lidhin pronarin dhe…

Një ngjarje si në filma ka ndodhur në rrugën “Vlade Cvetkoviq”- Mitrovica Veriore.
Polica e Kosovës raporton se tre të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe të armatosur kane hyrë në një banesë.
Siç mësohet, ata kanë lidhur pronarin e banesës dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar para.
Pasi të dyshuarit e kanë demoluar banesën i kanë grabitur 470 euro, 7.000 dinarë dhe një telefon e me pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Rasti hetohet. /Indeksonline/