75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 06 Janar 2023 / MSH

Serbët bllokojnë rrugën në Kotovush, ja se si brohorasin

Serbët, përveç Shtërpcës, kanë bllokuar edhe rrugën në Kotovush sot, në shenjë proteste pas plagosjes së dy të rinjve atje.

Duke brorohitur “Kosova është Serbi” ata kanë dalur në rrugë.

Ndërkohë, rrugët në Shtërpcë janë barrikaduar me vetura dhe drunj lisash.

Banorët atje kanë bllokuar edhe rrugët alternative, të cilat, sipas burimeve të Indeksonline, nuk janë të sigurta për qarkullim.

Indeksonline raporton se situata është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës, e cila ka disa orë që po negocion me serbët heqjen e këtyre barrikadave dhe lirimin e rrugëve për qarkullim./Indeksonline/