Serbët bojkotojnë punën në të gjitha organet e drejtësisë në Kosovë

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për vendimin e gjyqtarëve serbë që të bojkotojnë punën në Gjykatat e Kosovës në Veri.
Këtij vendimi i janë bashkuar edhe gjyqtarët dhe punëtorët e tjerë të organeve të drejtësisë kudo në Kosovë.
Arsyeja që gjyqtarët serbë kanë bojkotuar punën është konfirmimi i dënimit me 2 vite burg për ish-deputetin, Ivan Todosijeviq.
Gjyqtarët serbë pretendojnë se është shkelur marrëveshja e Brukselit mes Kosovës e Serbisë e cila parasheh që në lëndët gjykuese ndaj qytetarëve serbë duhet të jenë të pranishëm dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptarë. /Indeksonline/